Bulqizë, 2 grevistë humbin ndjenjat

2 prej grevistëve, të cilët ndodhen në ambientet e minierës së Bulqizës prej 5 ditësh, kanë humbur mesditën e sotme ndjenjat. Mësohet se mjeku i grevës ka shkuar pranë tyre dhe po përkujdeset për gjendjen e minatorëve. Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të 2 prej grevistëve, ka ardhur si shkak i mungesës së ajrit në galeri.
Ndërkaq sot në ambientet ku po zhvillohet greva 1400 metra nën tokë është rikthyer grevisti, gjendja shëndetësore e të cilit ditën e djeshme ishte tepër e rëndë.
Minatorët vijojnë prej 5 ditësh grevën e tyre, ndërkohë që përkrahen nga të tjerë minatorë që protestojnë pranë ambienteve të “ACR”.