E Diel, 1 Nëntor 2026

Nusja kallëzon vjehrrin për ngacmim seksual: Më prekte para fëmijëve

DEVOLL- Një 37-vjeçare në Devoll denoncon vjehrrin e saj për ngacmim seksual.

Burime nga policia e qyteti të Korçës bëjnë me dije se i moshuari Karafil Topi 72-vjec është vënë në pranga menjëherë, pasi është kallëzuar nga nusja e djalit të tij se e ka dhunuar seksualisht.

Sipas dëshmisë që nusja ka bërë në polici, vjehrri ka abuzuar me të nga prilli deri në korrik të këtij viti. Policia pas arrestimit të të moshuarit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NUSJA: VJEHRRI MË PREKTE NË SY TË FËMIJËVE
Fatime Topi nga fshati Bitinckë ka rrëfyer për News24 se vjehrri i saj 72-vjecar e ngacmonte seksualisht prej disa muajsh, ngacmime që shpesh kryheshin edhe në sytë e fëmijëve të saj. Gruaja ka denoncuar rastin në polici, ndërsa gjatë rrëfimit për gazetaren Enkelejda Skënderasi, Topi ka deklaruar se për shkaqe ekonomike çifti detyrohej të flinte në të njëjtën dhomë me të moshuarin dhe fëmijët.

Ajo pretendon se vjehrri e ngacmonte, kur bashkëshorti nuk ndodhej në shtëpi, ndërkohë që rasti më I fundit ka qenë ditën e djeshme ndërsa burri I saj e kishte parë 72-vjecarin ndërsa tentonte të prekte 37-vjecaren. Gruaja apelon për dënimin e vjehrrit të saj dhe paralajmëron se do të largohet nga shtëpia, nëse ai kthehet sërish aty. Flet për neës24 edhe bashkëshorti i Fatime Topit, i cili rrëfen se ka zbuluar se gjithcka ka nisur që prej muajit prill. 

“Kishte muaj që më ngacmonte seksualisht. Vjehrri më prekte në trup. Gjithçka ndodhte në sy të fëmijëve. Flinim në të njëjtën dhomë me burrin dhe vjehrrin. Ai më ngacmonte kur nuk ishte burri në shtëp. Rasti i fundit ka ndodhur dje. Bashkëshorti e pa ndërkohë që tentonte të më prekte. Denoncuam rastin, të merren masa për vjehrri”, tha Fatimja.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›