E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla: Të gjithë prokurorët nën vëzhgim, të godasim abuzuesit me ligjin

Adriatik-LlallaTiranë- Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka deklaruar sot se të gjithë prokurorët në qarqet e vendit do të jenë nën vëzhgim për cilësinë e punës së tyre, duke u kërkuar që të punojnë për të kapur të gjithë shkelësit e ligjit.

Deklarata e tij erdhi gjatë mbledhjes së Këshillit të Prokurorisë ku u diskutua për vendet vakante në Turrës, Tiranë, Fier dhe Shkodër.

Ky është një mesazh jo vetëm për drejtuesit e rinj, por edhe për ata kolegë që janë promovuar në këto kohë; pozicionet nuk janë të hipotekuara dhe cilido prokuror, në çdo nivel, është dhe do të jetë në monitorim të vazhdueshëm për cilësinë e punës së tij,- tha ai.

Ai foli edhe për situatën kriminale në vend, ku ka thënë se falë bashkëpunimit me policinë janë arrestuar dhjetra persona, ndërsa kërkoi më tepër punë për të ndaluar shkelësit e ligjit.

Ka pasur disa ngjarje të rënda, kryesisht të krimit brenda familjes. Këto raste, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë hetuar në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj personave të dyshuar është vendosur masa e sigurisë me burg. Do të kërkoj nga të gjithë prokurorët që të vijojnë të ndjekin një politikë të ashpër penale për këdo që cënon rendin dhe sigurinë publike,- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›