E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, 700 minatorë rifillojnë punën pas inspektimit të RISHM

BULQIZE- Rreth 700 minatorë të Bulqizës mëngjesin e sotëm kanë rifilluar punën në minerën e kromit.

Pas mëse tre muajsh ndërpreje të aktivitetit për shkak të protestave dhe 2 grevave të urisë që minatorët zhvilluan për të plotësuar kërkesat e tyre ekonomike  në minierën e Bulqizës puna ka rifilluar në disa fronte, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar gjatë periudhës së protestave.

Ditën e djeshme specialistë të Reparti i Inspektimit Shpëtimit të Minierave arritën në përfundimin se disa fronte pune në minierë kanë nevojë pë riparime, por ky subjekt mineral sipas tyre plotëson kushtet që puna të nisë normalisht.

Specialistët vlerësuan se minatorët e Bulqizës mund të nisin punën e tyre normalisht, ndërkohë që njëkohësisht në disa galeri do bëhen disa riparime.

Rikthimi i minatorëve në punë erdhi pas marrëveshjes së arritur mes tyre dhe kompanise ACR për rritjen e pagave dhe kushtet e sigurisë në punë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›