E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i qeverisë, shtohen edhe 420 kuota për part-time

TIRANË- Part-time, shtohen edhe 420 kuota Më shumë shanse për të gjithë ata që duan të nisin një shkollë të lartë në sistemin part-time. Në vendimin e djeshëm të qeverisë janë miratuar edhe 420 kuota më shumë për këtë sistem studimi.

Kështu nëse vendimi i mëparshëm detajonte se këtë sistem studimi, mund ta ndiqnin 9010 studentë, nga të cilët 8610 për ata brenda Shqipërisë dhe 400 për studentët nga trojet, vendimi i djeshëm i qeverisë e ka çuar këtë numër në 9340. "Kuotat e përgjithshme të pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2011 - 2012 do të jenë 9430", - thuhet në vendimin e qeverisë.

Ai detajon se 8650 kuota do të jenë për pranimet e reja, në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme; kuotat e pranimeve të reja, në programet e studimit të ciklit të parë, të edukimit në distancë do të jenë 40; kuotat për transferim studimesh do të jenë 200; kuota për shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetas të tjerë të huaj do të jenë 400; kuota për personat që nuk shikojnë do të jenë 20; kuota për romët/ ballkano-egjiptianë do të jenë 20, ndërsa për të për të përndjekurit politikë janë lënë në dispozicion 100 kuota në sistemin e studimit me kohë të pjesshme.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›