Bulqizë, 72 minatorë në protestë për rrogat

Vetëm pak ditë pas rifillimit të punës në minierën e Bulqizës, rreth 72 minatorë të kësaj miniere kanë nisur sot një protestë me pretendimin se nuk kanë marrë rrogat.
Minatorët e kategorisë D pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e 13-të si dhe 22 ditë leje, ashu siç janë paguar 620 minatorë të tjerë mëngjesin e së hënës.
Sipas kësaj kategorie minatorësh, kjo situatë është krijuar pas një përplasje mes firmës koncesionare ACR dhe asaj nënkontraktore.
Minatorët kanë deklaruar se asnjëra palë nuk paguan rrogën e 13 dhe 22 ditë leje, duke hedhur përgjegjësitë njëra tjetrës ndërsa janë shprehur se do të vijojnë protestat në zonën D të galerisë së Bulqizës deri në marrjen e rrogave.
Këta të fundit, kanë qenë pjesë protestave, si dhe grevës së urisë bashkë me 16 minatorët të tjerë në nivelin e 14 të galerisë.