E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, 8 në pranga për vjedhje kromi Nga "BalkanWeb"Tetë persona janë vënë në pranga këtë pasdite nga policia e Bulqizës pas plagosjes së rëndë të një 21-vjecari në orët e mbrëmjes së djeshme në minierën e Bulqizës. 8 personat që janë ndaluar nga p

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Bulqizë, 8 në pranga për vjedhje kromi Nga "BalkanWeb"

Tetë persona janë vënë në pranga këtë pasdite nga policia e Bulqizës pas plagosjes së rëndë të një 21-vjecari në orët e mbrëmjes së djeshme në minierën e Bulqizës. 8 personat që janë ndaluar nga policia janë inxhinierë, teknikë, përgjegjës turni dhe punëtorë të vetëquajtur minatorë, të cilët janë punësuar nga një firmë e palicensuar që operon në galeritë e minirës së kromit në Bulqizë.

Duke qenë e palicensuar, mësohet se edhe një ditë më parë grupi i punës së kësaj firme bashkë me 21- vjecarin Edison Durici që gjendet në koma në Spitalin Ushtarak të Tiranës, kanë hyrë në zonën D të galerisë së minierës në mënyrë të pakontrolluar ku dhe ka ndodhur aksidenti i rëndë i 21-vjecarit.

Akuza me të cilën policia e Bulqizës ka bërë arrestimin e 8 punonjësve të firmës private të palicensuar konsiston në kontrabandë dhe vjedhje të kromit të minierës duke thyer të gjitha rregullat. Ndërkohë është vënë në kërkim edhe pronari i firmës fantazëm që operonte pa dokumentacion në minierë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›