E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, e kafshon qeni, operohet me urgjencë



Diego Armando Maradona është operuar me urgjencë në fytyrë gjatë natës, për shkak të kafshimit që i ka bërë njëri nga dy qentë e tij. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat argjentinase, trajneri i kombëtares së këtij vendi është shtruar me urgjencë në klinikën private Sanatorio de Los Arcos, në lagjen Palermo të Buenos Airesit. Incidenti ka ndodhur në orën 1 të mëngjesit. Maradona ishte në vilën e tij në Ezeiza dhe po luante me një nga qentë e tij, një femër e racës Shar Pei. Kafsha, papritmas ka sulmuar padronin e saj, duke e kafshuar në fytyrë. Diego ka marrë plagë aspak të lehta, të cilat kanë kërkuar edhe ndërhyrjen kirurgjikale. Shar Pei është një racë qeni me origjinë nga Kina dhe njihet për karakterin e qetë. Megjithatë është një lloj qeni me përmasa trupi mbi mesataren dhe që dallohet sidomos për masën e madhe të muskulaturës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›