Starova: Me mua luan kush e meriton
Sulejman Starova ka treguar “dhëmbët” që në prezantimin e parë futbollistëve të Tiranës. Trajneri i ri i bardhebluve ka pohuar se nuk do të tolerojë askënd në ndeshjet në vazhdim duke futur në lojë vetëm ata që do ta meritojnë vërtet. “Bobi” ka kërcënuar edhe me largime të shumta në fund të sezonit në rast se kjo skuadër nuk do të arrijë që të shkojë në Kupat e Evropës. Sipas teknikut mos pjesëmarrja në Europa League do të jetë dështim për klubin por edhe një kosto për vetë futbollistët të cilët mund jo vetëm mund të zhveshin një herë e mirë fanellën e Tiranës, por mund tu mbahet edhe 20 % e rrogës sipas kontratës së nënshkruar në fillim të sezonit me presidentin Refik Halili. Tirana do të luajë këtë të premte në Fier ndaj Apolonisë.