E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi flet për ndryshime pozitive në qeveriNga BBCKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ishte i kënaqur me punën që kanë bërë ministrat e qeverisë së tij gjatë dy viteve të fundit, por theksoi nevojën për të bërë “ndryshime pozitiv

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Thaçi flet për ndryshime pozitive në qeveriNga BBC

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ishte i kënaqur me punën që kanë bërë ministrat e qeverisë së tij gjatë dy viteve të fundit, por theksoi nevojën për të bërë “ndryshime pozitive”.

Komentet e tij u bënë në kohën kur pritet që këto ndryshime të bëhen publike.

Burime të afërta me qeverinë thonë se ndryshimet e paralajmëruara në ekzekutivin e vendit do të bëhen të njohura të mërkurën apo të enjten.

Zyrtarisht nuk ka pasur njoftime se cila do të jetë përqindja e ndryshimeve në qeveri, por zyrtarë të koalicionit qeveritar thonë se fjala është për gjashtë ministra.

Kryeministri Hashim Thaçi pas mbledhjes së qeverisë, nuk ishte në gjendje të jepte asnjë hollësi më shumë përveç asaj se do të vazhdohet me “afirmimin e energjive të reja”.

“E kam theksuar. Afirmimi i personaliteteve dhe energjive të reja do të vazhdojë çdo ditë”, u shpreh ai.

Ndryshimet në qeveri ishin paralajmëruar një ditë pas zgjedhjeve lokale, kur zyrtarë të Partisë Demokratike (PDK) kishin njoftuar se e kishin prishur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo pas pakënaqësive me fitoren bindëse të kandidatit të Lidhjes Demokratike në Prishtinë dhe përplasjeve parazgjedhore mes dy partnerëve qeverisës. Mirëpo një ditë më vonë u tha se koalicioni vazhdonte të funksionojë, por që paralajmërohej se ai do të pësonte ndryshime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›