E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule dhe Kuntis për krizën në ShqipëriNga "Vizion Plus"Komisioneri europian për zgjerimin, Stefan Fule ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e Brukselit për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesës së dialogut në Shqipëri. Ne një intervi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Fule dhe Kuntis për krizën në ShqipëriNga "Vizion Plus"

Komisioneri europian për zgjerimin, Stefan Fule ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e Brukselit për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesës së dialogut në Shqipëri. Ne një interviste për portalin e internetit "euractiv.com", Fule deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë është në duart e vetë shqiptarëve. "Mesazhi im për Tiranës është shumë i qartë. Së pari unë shpreh vlerësimin tim për progresin që është bërë: Shqipëria është bërë anëtarë e NATO-s dhe Këshilli Europian i ka kërkuar Komisionit Europian të përgatisë opinionin për këtë vend. Por gjithashtu vë theksin në rëndësinë e kritereve të Kopenhagenit. Unë shpreh shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesës së dialogut në parlament. E theksoj rëndësinë e kësaj: sigurisht, të gjitha ligjet janë miratuar, por nuk do të ketë reforma pa zbatimin e legjislacionit përkatës. Shumë gjëra janë në duar të shqiptarëve dhe unë shpresoj shumë që ato do të bëjnë progres dhe do të tregojnë se kanë një demokraci të maturuar. Përgjegjësia bie mbi palët - mazhoranca dhe opozita." I njëjti shqetësim për krizën politike ne Shqipëri u shpreh edhe nga raporteri i Parlamentit europian per vendin tone dhe Ballkanin, i cili prej dy ditësh ndodhet ne Tirane. Ai ka theksuar se qëndrueshmëria politike në përmbushjen e kritereve integruese të Shqipërisë është e domosdoshme. Presidenti Topi i është përgjigjur këtij shqetësimi si kryetar shteti duke deklaruar se është optimist se situate do te kapërcehet shpejt. Ndërsa gjate takimit me kreun e asamblesë kombëtare te socialisteve, zoti Ruci i tha raporterit Kuntis se PS-ja ka ndërmarrë të gjithë hapat konkretë për zgjidhjen e kësaj krize; duke shkuar në kuvend e duke propozuar nisma ligjore qe sipas tij, nëse nuk do ishin hedhur poshtë nga mazhoranca sot nuk do te kishte krize. Lidhur me takimin qe zoti Kuntis ka pasur me kryeministrin Berisha, ne njoftimin zyrtar te këshillit te ministrave, nuk ka asnjë fjali lidhur me krizën politike, por vetëm për pjesën e përmbushjes se kritereve për liberalizimin e vizave. Lidhur me këtë çështje raporteri Kuntis ndeshi ne vendin tone besimin dhe shpresën se edhe për qytetaret shqiptare do te ketë një vendim te shpejte për heqjen e vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›