E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, 9 miantorë vazhdojnë grevën e urisë

BULQIZE- Nëntë minatorë të Bulqizës vazhdojnë grevën e urisë në ditën e 11-të saj, ndërsa mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Nga fillimi i grevës 2 mintorë u detyruan ta ndërpresin për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar. Greva e urisë po zhvillohet në ambientet e marra me qera prej minatoreve, pranë ACR-së, pasi pusi ku u zhvillua greva e parë mbahet nën kontrollin e policisë. Ndërkohë që pjesa tjetër e minatorëve vazhdojnë të protestojnë para dyerve të ambienteve të kompanisë ACR.

Nga përfaqësuesit e kompanisë koncensionare, mësohet deri tani nuk ka asnjë sinjal për të arritur marrëveshje mes palëve, ndërsa nuk ka të dhëna për ndonjë takim të mundshëm që do të mundësonte negociatat.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›