E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Trojka në Athinë, ministritë në duart e punonjësve

ATHINE-Një sërë grumbullimesh e protestash po ndodhin këtë mëngjes në thuajse gjithë ndërtesat e ministrive në Athinë, punonjësit e të cilëve reagojnë ndaj masave të qeverisë të cilat lidhen me unifikimin e e pagave dhe sistemin e punës rezervë.
Të punësuarit e ministrisë së Financave janë mbledhur të godina e ministrisë për të parandaluar takimin e ekipit të Trojkës me Ministrin e financave, Evangelos Venizelos, dhe do të mbeten atje, sic thonë ata, për 48 orë.
Janë zënë dhe ministritë e Punëve të Brendshme, e Punës, e Drejtësisë, e Shëndetësisë, Ekonomisë dhe Zhvillimit Rural.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›