E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, ACR e minatorët sërish pa asnjë marrëveshje

BULQIZE- Presidentja e kompanisë ACR nëpërmjet një letre të hapur i ka uruar sot Festën e Bajramit të gjithë punonjësve të kësaj kompanie. Ajo shkruan se kompania ACR do të jete pranë familjeve të tyre gjatë festimeve për Bajramin, duke mbuluar shpenzimet e drekës. Presidentja e kompanise ACR Skatche-Depich shkruan se “i vjen keq për situatën e krijuar nga disa persona jashtë kompanisë, për shkak të te cileve kushtet e minatorëve dhe familjeve të tyre janë përkeqësuar.”

Më tej në letrën e hapur Znj. Skatche-Depich i bën thirrje edhe njëherë punonjësve të ACR, ti kthehen punës duke kujtuar se gjatë kësaj kohe “kompania miratoi kërkesën për rritjen e pagës 20% si dhe do të përmirësohen kushtet e punës përmes një procesi ku vetë minatorët e Bulqizës jo vetëm do të informohen por edhe do të përfshihen me idetë e tyre." shkruan znj. Skatche-Depich.

I menjëhershëm ka qene reagimi i Konfederatës së Sindikatës së Minatorëve, e cila e ka konsideruar mesazhin papjekuri dhe formalitet.
Konfederata kërkon nënshkrimin e marrëveshjes në bazë të kushteve të paraqitura më herët, në të kundërt deklaron se minatorët do t’i rikthehen protestave dhe greves së urisë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›