Bulqizë, Minatorët: Po mbijetojmë me para të marra borxh
Bulqizë- Kështu siç po venë punët kemi ngelur në rrugë të madhe. Familja pret që të çojmë lekë në shtëpi për të mbajtur gjallë frymën , ne ende vazhdojmë të mbijetojmë me lekë të marrë borxh- kështu u shpreh një minator i minierës së kromit në Bulqizë, teksa ndërpreja e punës në minierë ka hyrë në muajin e pestë.
Minatorët e minierës së Bulqizës vazhdojnë të jenë të papunë, edhe përse RIMSH, pas inspektimit të para pak ditëve, njoftoi se puna mund të fillojë në disa pjesë të minierës.
Minatoret ankohen se gjendja ekonomike po bëhet e papërballueshme, dhe se po mbijetojnë me para të marra borxh. Sipas tyre ata sjanë paguar prej mëse 4 muajsh, pavarësisht marrëveshjes së bërë me kompaninë koncesionarë të minierës ACR.
Ndërkohë në sindikatën e minatorëve janë zhvilluar zgjedhjet e reja, duke u larguar ish-kryetari Dilaver Përkoxha, i cili u zëvendesua nga inxhineri Kujtim Alliu. Përkoxha nuk mori asnjë votë nga anëtarët e sindikatës, gjë e cila e ka irrituar duke deklaruar se largimi i tij ishte i padrejtë, dhe se nuk do të jetë më pjesë e sindikatës.
Shkrime të tjera me interes: