E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncim: Gazetarët si punëtorë klandestinë

Tirane – Gazetarët, ata që janë në ballë të denoncimit të padrejtësive, abuzimit me lirinë dhe të drerjtat e njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe fenomeneve të tjera, janë vetë viktima të abuzimit dhe mashtrimit. Ata paguhen në të zezë, në rastin më të mirë, nuk kanë kontrata, nuk u paguhen sigurime shëndetësore e shoqërore. Por në disa media ata nuk paguhen fare. Një prej gazetarëve që punon në TV Koha, denoncon përmes rubrikës DENONCO në gazetën IDEA mashtrimin që bëhen me punonjësit ne kompaninë e tyre.

“Kam rreth 3 vjet qe punoj ne Koha Televizion,  i njohur ligjerisht me emrin “Media 99″. Gjate gjithe viteve pagesa ketu nuk ka qene e rregullt, por vitin e fundit eshte bere thuajse e pamundur. Sot qe po ju dergoj kete ankese, kam ende mbi kater muaj pa mare rroge. Situata eshte bere pothuajse e padurueshme. Nuk mund te largohem, sepse atehere e kam te sigurt qe nuk kam per t’i marre ato para qe i kam fituar me djersen time. Asnje nga punonjësit qe jane larguar nuk i ka marre deri me sot. Kete e dime te gjithe me siguri.

Kjo situate eshte e imja dhe e te gjithe punonjesve te Koha Televizion, nje pjese e madhe e te cileve kane ikur dhe nje pjese vijojne e punojne ketu pa marre asnje qindarke,  por vetem premtimet boshe te drejtuesve. Duhet te jemi rreth me shume se 60 punonjes qe cdo dite vijme me koken varur ne pune, me shpresen se do te marrim ndonje lajm, por eshte e kote.  Nuk e dime se si ia bejne persa i perket kontributeve shoqerore, i kalojne apo jo. Nderkohe, ditet kalojne dhe “borxhi” qe drejtuesit e këtij televizioni kane ndaj nesh vazhdon te rritet cdo dite e me shume”.

IDEA do të vazhdojë të investigojë në këtë drejtim edhe në mediat e tjera dhe fton edhe gazetarët e tjerë të denoncojnë sipërmarrësit që nuk u paguajnë sigurimet shoqërore e pagën normale.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Denoncim: Nuk më japin ilaçet e rimbursimit!
  2. Denoncim: Padi për kompaninë e sigurimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›