Prindër, ruani fëmijët nga lodrat kineze me kimikate të rrezikshme
Tiranë- Pas publikimit të raportit të mbikqyrjes së tregut nga Inspektoriati Qendror Teknik, një grup organizatash të shoqërisë civile në vend japin alarmin se në Shqipëri janë konstatuar probleme serioze në lidhje me lodrat dhe veshjet e fëmijëve.
Në një deklaratë të përbashkët ata rëndisin lodrat dhe veshjet të cilat paraqesin rrezik për shendetin e fëmijëve. Si dhe bëjnë thirrje të merren masa për tërheqjen e tyre nga tregu. Duke iu referuar raportit, veshjet tekstile të ndryshme për fëmijë si kukullat, makinat me rrota, lodrat plastike nuk shoqërohen me paralajmërimet përkatëse. Po ashtu, lodrat prej druri: rosakë, kuaj dhe kafshë të tjera paraqesin rrezikun më të madh të shkëputjes së pjesëve të vogla të trupit të tyre dhe gëllitjen nga fëmija, e cila shkakton rrezik fatal ndaj tyre.Sipas IQT-së këto lodra nuk e kanë kaluar testin me gypin e provës.
Kukullat për përdorim nga mosha 0 -3 vjeç rezultojnë me përmbajtje kimikate, të dëmshme për shëndetin.
Këpucë për vajza, ngjyrë të kuqe me pak takë janë cilësuar të rrezikshme duke shkaktuar tek fëmijët sëmundjen e lëkurës dhe myk. Sholla e këpucës përmban sasi të caktuara plastifikatori dhe pasojat ndaj tyre janë kancerogjene.
Produktet e rrezikshme
1) Produkt dekorativ imitim fruti (rrush )ngjyrë vishnje e errët me kokrra të buta plastike. Produkti nuk ka asnjë lloj paketimi dhe asnjë paralajmerim apo udhëzim të nevojshëm. Vendi i origjinës është Kina.Pamja e tij e jashtme, tepër të ngjashme me frutin origjinal , krijon iluzion tek fëmija duke rrezikuar gëlltitjen e lodrës, e më pas mund të shpjerë në rrezik mbytjeje dhe asfiksie. Kokrrat e tij mund të shkëputen me një force prej më pak se 50 N dhe futet plotësisht në grykën e cilindrit të testimit. Fëmijet mund ta shkëpusin lehtësisht dhe ta fusin në gojë duke u shkaktuar kështu probleme shumë të mëdha mbytjeje dhe asfiksie.
2) Këpucë për fëmijë (për vajza) ngjyrë të kuqe me pak takë. Produkti nuk ka asnjë dokumentacion shoqërues.Vendi i origjines Kina.Pas analizimit të kryer produkti paraqet rrezikshmëri për shëndetin e fëmijës për shkak se suprina e këpucës është igelit me bazë tekstili (tekstili është napë) , në sipërfaqe ka rrëshirë poliuretan.Në pjesën e brendshme ka të ngjitur një shtresë poliuretani poroz.Materiali është hidrofob , nuk ka prozitet.Ky faktor shkakton djersitjen e kembës së fëmijës dhe me kalimin e kohës sëmundje të lëkurës dhe myk.Materiali i shtrojës , astarit dhe veshëve është igelit me bazë velaturë sintetike mbi të cilën është vendosur shtresa e rrëshirës. Rezistenca në grisje është shumë e ulet.Astari është imitim i lëkurës së derrit.Ai nuk është higroskopik , në këtë mënyrë shakakton djersitjen e këmbës dhe si pasojë shkakton zhvillimin e myqeve , dermatiteve , etj. Për sa i përket tabanit , ai është fibër e presuar ka kamaret çeliku dhe kamaret kartoni.Tabani është një trup i ngurtë (shumë i fortë) joelastik dhe gjatë ecjes është shumë i lodhshëm për këmbën e fëmijës. Persa i përket shollës , ajo është prej materiali gome termoplastike dhe përbëhet nga dy shtresa të ngjitura. Shtresa sipërfaqësore është P.V.C ndërsa shtresa bazë është material termoplastik.Sholla nuk ka elasticitet , ka fortësi shumë të lartë.Sholla përmban sasi të kufizuara plastifikatori të cilat janë nënprodukte të katraneve. Ato janë komponime kimike aromatikë dhe për pasojë janë kancerogjene.Ndërsa taka e këpucës është plastikë e lyer me boje. Taka sëbashku me supertakën janë shumë të forta nuk kanë elasticitet për pasojë janë shumë të lodhshme gjatë ecjes dhe shkaktojnë probleme në shtyllën kurrizore të fëmijës.
3) Produkt kozmetike (buzkuq për vajza) ngjyrë lejla dhe i kuq , me kapak transparent. Produkti nuk ka asnjë dokumentacion shoqërues.Vendi i origjines Kina.Pas analizave të kryera në laborator produkti paraqet rrezik në përdorimin e tij sepse ka përmbajtje më të lartë se e lejuara të plumbit. Konsistenca (forma) nuk është e qëndrushme , shkrin në temperaturë më e ulet se ajo që parashikohet në standart.
Duke marrë parasysh Rekomandimet e Shqipërisë për një axhendë politike, të cilat dolën pas përfundimit të konferencës dy- ditore të mbajtur në Tiranë me titull Bashkëpunimi Ndërkombëtar mbi substancat e rrezikshme dhe siguria e produkteve në Ballkan të nxjerra nga të tre grupet e interesit siç ishin: Institucionet Shtetërore; Shoqëria Civile dhe Agjensitë e Biznesit dhe Sindikatat.
Duke marrë parasysh Festat e Fund-Vitit që po afrojnë dhe konsumimin e tyre më të madh që ato ofrojnë në treg. Organizatat e Shoqërisë Civile më sipër dalin me një Deklaratë të Përbashkët në Shtyp me qëllim:
ALARM: LODRAT ME KIMIKATE TË RREZIKSHME
1. Masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mbikqyrjen e tregut lidhur me rrezikshmërinë e lodrave të fëmijëve.
2. Sensibilizim nga Media për të ndërgjegjësuar konsumatorët shqiptarë lidhur me informacionin e duhur që duhet të marrin për blerjen e tyre.
3. Verifikim i lodrave për etiketat përkatëse.
4. Ngritjen e një Grupi Pune me qëllim mbështetjen e tripartitizmit.
5. Ritja e rolit të pikave doganore për zhdoganimin e lodrave të dala jashtë standartit
Shkrime të tjera me interes: