Bulqizë, asfiksohen dy minatorë në nivelin 13 të minierës
BULQIZË- Rikthehen sërish problemet në minierën e Bulqizës. Informacionet e fundit flasin për dy minatorë të asfiksuar në nivelin 13 të minerës, ndërkohë që mësohet se ata janë asfiksuar nga gazrat në minierë.
Ngjajra ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se minatorët janë nxjerrë nga galeria prej kolegëve të tyre dhe se janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës ku edhe po marrin trajtimin e nevojshem mjekësore.
Miniatorët e asfiksuar janë Destan Kola 47 vjec dhe Ymer Koleca 57 vjec.
(ma.ar/BalkanWeb)