E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Më shumë autonomi vendorëve, Sequi: Punoni si Europianë

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha mori sot pjesë në Konferencën Kombëtare "qeverisje vendore e fortë dhe efektive nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit drejt qeverisjes së mirë".

Sipas kryeministrit, në këto vite Shqipëria ka njohur zhvillim të madh, ndërsa shtoi se decentralizimi i pushtetit vendor është një nga shtyllat më kryesore të funksionimit të shtetit demokratik.

Gjatë kësaj konference, Berisha premtoi edhe njëherë mbështjetjen e qeverisë së tij për pushtetin vendor si dhe më shumë autonomi për ta, ndërsa këshilloi të ndjekin shembullin e Tiranës për mënyrën e qeverisjes.

“Qeveria ime është e vendosur të bashkëpunojë me ju, të thellojmë më shumë autonominë e qeverisjes suaj. Tirana ka filluar procesin e parteneritetit publik privat, ky shembull të merret nga të gjitha njësitë e tjera vendore, pasi përbën një avantazh të madh për ju. Jam i vetëdijshëm që problemet kryesore tuajat janë ato financiare, por në përpjekjen e parë që qeveria vendosi të kalojë taksat e biznesit të vogël nën administrimin e vendorëve, mund të them që në tërësi nuk pati sukses”, komentoi Berisha.

“Autonomia e qeverive vendore është shumë e rëndësishme. Kjo autonomi është kusht i rritjes së efiçencës”, tha Berisha më tej.

Sequi-vendorëve: Punoni si Europianë
Kreu i prezencës së Bashkimit Europian Ettore Sequi vlerësoi se qeverisja lokale luan një rol të rëndësishëm në programet e BE-së. Sequi ftoi vendorët që të punojnë në interes të qytetarëve, të cilët gjatë zgjedhjeve u kanë dhënë besimin nëpërmjet votës.
“Sëbashku me ju do të bëjmë më të mirën në të ardhmen. Qeverisjet lokale luajnë rol të rëndësishëm në programet e BE-së, që përbëjnë 3.5 milon euro. Ka lehtësira për vendet kandidate, në 2011 10 vizita studiuese kanë përfituar nga ky program dhe janë këtu sot. Inkurajoj të gjithë qeverisjen lokale të përdorin instrumentet në interes të votuesve që ju kanë mbështetur, shoqata është platformë për dialog kontruktiv”,- u shpreh Sequi.

Nishani:Të punohet për organizimin e administratës
Ministri i Punëve të Bredshme Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore kërkoi standartizim të organizimit të administratës vendore dhe tranferimit në pushtetin e tyre të aseteve ekonomike.
“Besoj se fjala kyqe është standartizim. Ju ftojmë të punojmë sëbashku në stadartizimin e pjesës së organizimit të adminsitrëtës që drejtoni, së dyti të vetë-administrimit të resurseve që keni prej kohësh vijon dhe ka arritur një fazë të rëndësishme transferimi i aseteve ekonomikë tek qeveria lokale, dhe e pyjeve dhe kullotave”,- deklaroi Nishani.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›