Halimi: Raporti për Prokurorinë i bazuar në fakte

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, thekson se reagimi në media për herë të dytë i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, nëpërmjet zëdhënësit të tij, duke përdorur si Shoqatën e Prokurorëve, ashtu edhe Këshillin e Prokurorisë bie ndesh jo vetëm me situatën e fakteve, por edhe me besimin publik tek organi i ndjekjes penale.
Më tej, sqarohet pozicioni i kësaj ministrie në lidhje me raportin e publikuar. Lidhur me pretendimin se konkluzionet e raportit të Ministrisë së Drejtësisë janë të pavërteta, Ministria e Drejtësisë thekson se hartimi i raportit vjetor drejtuar Kuvendit përmban fakte të verifikuara përgjatë inspektimeve në terren të zhvilluara nga kjo ministri përgjatë një viti.
“Ky raport, i referohet rasteve duke hequr atributet e procedimeve penale dhe emrat e prokurorëve në respekt të plotë të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e organit të prokurorisë në RSH”, i cili kërkon që Kuvendi të informohet në mënyrë të përgjithshme për rezultatet e inspektimeve”, thekson MD-ja. Lidhur me pretendimin se shkeljet e pretenduara nga Ministria e Drejtësisë nuk qëndrojnë, kreu i kësaj ministrie Eduard Halimi, thekson se shkeljet e paraqitura në raportin vjetor janë gjendje fakti e konstatuar nga inspektimi në terren dhe e dokumentuar me një set aktesh të tërhequra me fotokopje. Në një pikë tjetër të reagimi të Këshillit të Prokurorisë, në lidhje me shifrat statistikore, MD-ja thekson se të dhënat janë të gjitha në përputhje me ligjin.
“Ministria e Drejtësisë thekson se rregullat formale janë të një rëndësie primare dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në shmangien e fiktivitetit. Si të tilla, ato janë sinjali i parë i dukshëm i eficencës dhe i integritetit në një gjykim. Qëndrimi i prokurorisë në media, anashkalon rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore që duhet të udhëheqë prokurorin në veprimtarinë e tij hetimore, duke i përcaktuar shkeljet e konstatuara si shkelje formale që nuk cenojnë cilësinë e hetimeve. Prokuroria anashkalon faktin se kategoria e shkeljeve të përmendura në Raport cenon të drejtën kushtetuese të individëve për një proces të rregullt ligjor dhe minon besimin publik tek efektiviteti i ndjekjes penale”, thekson reagimi.
Lidhur me pretendimin se në ushtrimin e kontrolleve të kryera në Prokurori Ministria e Drejtësisë ka shkelur hapur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, Halimi sqaron në reagim se çdo kontroll është përqendruar në respektimin e afatit të hetimeve, respektimin e afatit të paraburgimit, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të subjekteve të procedimit penal, rregullshmërinë dhe vijueshmërinë e veprimeve hetimore të kryera, respektimin e detyrimit ligjor të prokurorit për fillimin e ndjekjes penale, respektimin e parimeve të drejtësisë, barazisë, ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal. /S.Ll/Start/
2012-03-26 08:33