Sarandë, policia identifikon tre trafikantët e drogës

Lënda narkotike po trafikohej në drejtim të Greqisë, ndërsa poseduesit i shpëtuan prangave të policisë. “
Tre trafikantët, janë banorë të fshatrave të Komunës Xarrë, që ndodhet rreth malit të Soronesë, ku u kap droga", thekson policia, por nuk i bën të ditur emrat e tyre për arsye hetimi.
Nga hetimet e policisë, rezulton se droga është blerë në Lazarat. Më pas, përmes malit të Sopotit, është transportuar me kafshë për në fshatin Varfaj të Delvinës. Nga fshati Varfaj, droga ka hyrë në territorin e rrethit të Sarandës e përmes Urës së Kranesë është futur në komunën Xarrë.
Trafikantët, me kafshë, do të kalonin malin e Soronesë, për të evituar postblloqet e mundshme dhe do të dilnin në fshatrat kufitare, si Konipol apo Çiflik, për ta trafikuar më pas drogën në Igumenicë. /Start/
2012-03-25 16:56