Konflikti për pronën, 7 grakërcënojnë me vetëvrasje
TIRANE- Shtatë gra ndodhen të hipura në tarracën e një pallati 10 katësh në ndërtim e sipër dhe kërcënojnë se do të hidhen pasi ndërtuesi i pallatit të ngritur aty ku kanë pasur shtëpitë e tyre, nuk njeh kontratat e nënshkruara disa vite më parë. Sipas këtyre kontratave ndërtuesi do të kompensonte shtëpitë e prishura me hyrje apartamenti, dyqane, apo dhe garazhe në pallatin që do të ndërtohej.
Gratë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur këtë konflikt pronësie, i cili rrezikon ti lërë në mes të rrugës.
E gjithë ngjarja, që nga ora 08:50, po zhvillohet në një pallat pranë “Unazës së Re”, në Tiranë. Poshtë pallatit, ndodhen familjarë ndërsa situata po monitorohet nga forca policie si dhe rreth orës 10:10 aty ka mbërritur dhe kryetari i Partisë Socialistetë Tiranës Sajmir Tahiri.
Familja e Enver Lilës, është një nga 24 familjet, që në 2009, ka nënshkruar kontratë, (me akt noterial,) me ndërtuesit, Alket Koroveshi dhe Namik Pelivani. Sipas këtyre marrëveshjeve është rënë dakord që me shembjen e banesës dhe dyqanit do të kompensoheshin me 2 apartamente, 2+1, një dyqan 70 metra katrorë, dhe garazh, në pallatin që do ndërtohej në tokën e tyre. Familjarët thonë se Namik Pelivani nuk e njeh këtë marrëveshje. Më vonë Pelivani kishte mënjanuar Koroveshin nga ndërtimi, dhe
Në komisariatin nr 6 është shoqëruar Alket Koroveshi, i cili ka thënë se është shkëputur nga ndërtimi i këtij pallati.
”Jemi 24 familje që kemi bërë kontrata dhe pronari Namik Pelivani thotë nuk ju njof. Zgjidhja është vetëgjyqësi. Kërkojmë zbatimin e kontratës” – tregon një banor.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të bërë të mundur zgjidhjen e konfliktit mes tyre dhe pronarit të firmës e cila ka ndërtuar pallatin.
(sg/shqiptarja.com)