E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë. Nisin hetimet

BULQIZË(UPDATE) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lagje të Bulqizës.

Një burrë e një grua janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tyre në rrethana që ende nuk janë përcaktuar nga policia.

Ende nuk është bërë me dije as identiteti i viktimave, pasi mendohet se ata kanë qenë banorë të rinj në këtë zonë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›