Bulqizë, burri vret gruan 70-vjeçare
Një krim i rëndë në familje ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Bulqizës.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se shtetasi Bajram Muca ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 70-vjecare, Vera Muca.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në banesën e ciftit Muca, për motive që janë ende të paqarta.
Burimet saktësojnë më tej se, uniformat blu me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë arrestuar 76-vjecari Muca, i cili pas vrasjes së të shoqes tentoi vetëvrasjen.
Javën e fundit vendi ynë është tronditur nga një seri krimesh ordinere, mes të cilave spikat ajo e vrasjes së një polici nga një grabitës në Peqin dhe një në Shkodër ku burri vrau të shoqen./TCH/