Në 6 muaj ndodhën 524 vjedhje në Tiranë
29/08/2011 Vjedhjet me dhunë, kryesojnë listën e krimeve në kryeqytet
Në Tiranë krimi kundër pronës dhe pasurisë vazhdon të mbetet një ndër problemet më të mëdha të policisë, por dhe vetë shoqërisë në metropolin shqiptar. Duke lënë jashtë nivelin e lartë të zbulueshmërisë së forcave blu sërish raportimet për seksionin e veprave penale të vjedhjes flasin për shifra të larta kriminaliteti. Nga të dhënat më të fundit të policisë në kryeqytet rezulton se nga janari deri në fund të qershorit kanë ndodhur 524 vjedhje duke mos llogaritur dhe grabitjet e ditëve të fundit në të cilin u arrestuan dy persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin arritur që brenda një harku kohor të shkurtër të realizonin mbi 5 vjedhje me dhunë. Pa llogaritur dhe vjedhjet, të cilat qytetarët nuk i denoncojnë vetëm gjatë vitit 2010 në rang vendi kemi një shifër prej 7706 procedimesh të regjistruara për krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike. Për vitin 2011 numri më i madh i vjedhjeve është ai i automjeteve me 207 makina për gjashtëmujorin e parë. Pas këtij krimi renditen vjedhjet e bizneseve të ndryshme me një shifër prej 190 objektesh të vjedhura, ndërsa kategoria tjetër më e lartë është ajo e grabitjes së banesave ku për gjashtë muaj në kryeqytet janë denoncuar vjedhjet e 129 shtëpive. Sakaq shqetësuese për uniformat blu mbeten dhe numrat në rritje për vjedhjet me dhunë dhe armë, ku evidentohen 63 vepra penale prej të cilave 25 vjedhje me dhunë, 16 vjedhje me armë, 19 shkatërrim prone dhe 3 ngjarje shtrëngim për dhënie pasurie. E ndërsa fenomeni i vjedhjes me dhunë rritet dita ditës, vepër kjo që për 2010 shënoi 135 raste në rang vendi ku 51 të tilla ndodhen në metropol, duket se kjo vepër penale vazhdon të kryesojë listën e kriminalitetit në vend.