Krimi trondit vendin, burri vret gruan në Shkodër, në Peqin vritet një polic
Dy ngjarje të rënda kriminale janë shënuar gjatë mesnatës së djeshme, teksa në Shkodër burri ka vrarë gruan e vet, ndërsa në peqin një hajdut ka vrarë punonjësin e policisë dhe më pas edhe veten.
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të natës pranë fshatit Pajovë në Peqin, ku si pasojë janë vrarë dy persona, njëri nga të cilët është efektiv policie.
Sipas policisë efektivi Zabit Caka 50 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga Luan Tabaku 40 vjeç, i cili në momentin e shkëmbimit të zjarrit ishte duke grabitur një transformator në fshatin Gryksh në komunën Shezë.
Në fillim policia kishte deklaruar se në grabitje ishin përfshirë dy persona të cilët sapo kishin parë trupat e policisë kishin qëlluar drejt tyre. Por, pas sqarimit të ngjarjes mësohet se grabitësi kishte qenë i vetëm dhe pasi ka qëlluar për vdekje policin Caka ka shkrepur armën ndaj vetes, duke mbetur i vdekur në vend.
Polici i rënë në krye të detyrës ishte punonjës i patrullës së përgjithshme dhe specialiste të zonës ku ka ndodhur përleshja me armë zjarri. 50- vjeçari ishte babai i 5 fëmijëve, 4 vajzave dhe një djalë.
Në Shkodër, burri 22 vjeç ka qëlluar për vdekje me disa plumba pistolete gruan e tij të mitur që ende sikishmbushur 18 vjeç, shtetasen Bedrie Hoxha.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në ambjentet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por sipas policisë një nga pistat është ajo e grindjes së çastit e provokuar nga gjendja e rënduar ekonomike.