E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet kambisti 53-vjeçar, autori tentoi vetëvrasje

29/08/2011  Terror dhe panik në qendër të Fierit. Vrasësi i droguar i kërkoi 1 milion lekë, në kërkim dhe një tjetër

FIER- Një kambist 53-vjeçar është vrarë me armë të ftohtë thikë nga një 30-vjeçar, ndërkohë që autori ka tentuar edhe vetëvrasjen e tij me armën e krimit, fill pas veprës së rëndë penale. Krimi i rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit rreth orës 18:30 në vendin e quajtur Banka e vjetër në rotondon që të çon drejt qytetit naftëtar të Patosit. Vrasja makabre sipas të dhënave paraprake ka ndodhur pas një konflikti mes viktimës dhe autorit ndërkohë që një spektakël makabër ka ndodhur përreth 1 orë me forca të shumta policie dhe qytetarë të terrorizuar nga ajo çka ka ndodhur më pas. Viktima Ethem Spahiu 53 vjeç banues në qyteti i Patosit ka qenë viktima, kambist i cili është vrarë pikërisht pranë rotondos në qendër të qytetit të Fierit në vendin e tij të punës ku njihet nga qytetarët që ushtrojnë profesionin e këmbimit valutor dhjetëra kambistë. Autori fillimisht ka debatuar me viktimën sepse ka tentuar ti grabisë 1 milion lek të vjetra dhe pas goditjes disa herë më thikë, viktima pasi ka bërë disa hapa me këmbët e tij ka rënë përtokë i vdekur në vend. Pas kësaj autori Artur Sadikaj 30 vjeç nga Roskoveci, i mbiquajtur edhe si Babush Sadikaj i njohur nga policia edhe si përdorues i hershëm droge me armën e ftohtë thikën që ka kryer krimin përreth një orë në vendngjarje ka terrorizuar banorët dhe forcat e shumta të policisë se do të vriste veten duke drejtuar thikën në fyt. Pas një orë negociatash më në fund u bë edhe arrestimi i autorit, ndërkohë që policia pohon se është edhe një autor tjetër në kërkim të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ngjarja

Ka qenë si zakonisht në vendin e tij të punës në lagjen “1 maj” kambisti Ethem Spahiu 53 vjeç banues në Patos baba i 3 fëmijëve duke ushtruar profesionin e tij të kampistit, kur gati në cep të urës që të çon drejt vendqëndrimit të autobusëve të qytetit të Patosit iu afrua një i ri duke e kërcënuar fillimisht me fjalë dhe më pas duke nxjerrë nga brezi thikën për ti rrëmbyer 1 milion lek të vjetra. Autori Artur Sadikaj ose Babush Sadikaj, 30 vjeç përdorues droge çka përligjte edhe faktin e grabitjes së 1 milion lekëve (madje policia thekson se gjithë kohën ai ka qenë në efektin e drogës) pas debateve dhe shtyrjeve disa herë mes autorit dhe viktimës , autori e ka qëlluar disa herë me thikë dhe është larguar vetëm disa metra nga vendi i ngjarjes. Pasi ka bërë disa hapa me këmbët e veta i gjakosur viktima ka kërkuar ndihmë, por pas pak minutash ka rënë përtokë i vdekur. Fakti që ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ka grumbulluar jo vetëm shumë qytetarë, por sidomos forcat e shumta të policisë që erdhën fill pas ngjarjes. Pas 1 orë negociatash madje edhe pse uniforma të shumta policie afroheshin drejt autorit dhe i tregonin se ishin të paarmatosur dhe se ai duhej të dorëzohej, ka qenë vëllai i autorit Ermal Sadiku i cili pas lutjesh të shumta ka bindur autorin të dorëzohej. Pas arrestimit të autorit, të dhënat paraprake të policisë flasin edhe për një autor të dytë të mundshëm të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që është shoqëruar në policinë fierake edhe i vëllai i autorit, pasi është treguar agresiv me gazetarët dhe kameramanë që filmonin, ndërkohë që ka thyer edhe kamerën e një operatori. Nuk bëhet i ditur identifikimi i autorit të dytë, pasi autori kryesor është vetdorëzuar pas një orë negociatash. Ende nuk dihen edhe shkaqet e krimit, por të dhënat paraprake flasin për një tentativë grabitjeje për shkak të blerjes së një sasie droge nga ana e autorit të krimit.

Ethem Spahiu është plagosur edhe 3 muaj më parë pranë banesës së tij, por pasi është plagosur nga autori i cili është larguar me vrap pa arritur që ta grabiste, ka qenë vet autori që ka njoftuar policinë duke shpëtuar mrekullisht veten e vet, por që nuk pati këtë shans edhe mbrëmjen e djeshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›