E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, e zë masivi i dheut 51-vjeçari plagoset rëndë në minierë

BULQIZE - Një minator u plagos mesditën e sotme pasi e zuri masivi i dheut brenda në një galeri kromi.

Ai quhet Defton Hoxha dhe është 51 vjeç.

Gjatë kohës, që punonte në minierë, një masiv dheu u shkëput duke zënë poshtë 51 vjeçarin.

Hoxha është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›