Bulqizë, e zë masivi i dheut, vdes minatori

Bulqiza tronditet sërish nga një tjetër ngjarje e rëndë. Një minator ka humbur jetën në thellësitë e tokës në galeritë e Bulqizës. Një masiv i madh dheu e ka zënë poshtë 53- vjeçarin Dilevar Koçi, duke e lënë atë të vdekur në vend, gjatë kohës që po punonte për nxjerrjen e kromit në minierën e Bulqizës.
Ngjarja e rëndë u shënua në minierën 41, rreth 600 metra nën tokë. Mësohet se trupi i 53-vjeçarit është ende nën thellësitë e tokës dhe po punohet për nxjerrjen e tij.
Dyshohet se mungesa e kushteve të sigurisë kanë shkaktuar tragjedinë e radhës në galeritë e Bulqizës, pasi gjatë këtij viti kanë humbur jetën edhe punonjës të tjerë të minierave. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet paraprake.