Trupat në Afganistan, niset kontigjenti i ri në Kandahar e Herat

Shqipëria shton numrin e trupave paqeruajtëse në Afganistan. Në ceremoninë e percjelljes së trupave të organizuar në garnizonin e Zall-Herrit merrnin pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe Italisë,si dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Ambasadorët Aleksandër Arvizu dhe Masimo Gajani në fjalën e tyre vunë theksin tek roli i Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, por edhe më gjerë.
Ndërsa Ministri Imami vuri theksin tek sfidat që ka pasur ushtria shqiptare në këto vite dhe arritjet e saj, ku misione të tilla tregojnë se sa kanë arritur forcat e mbrojtjes.
Gjithsej në këtë mision do të nisen 168 efektiva, ku kontigjenti 11 do të ketë 107 ushtarë, ndërsa kontigjenti Eagle 5 do të ketë 45 efektiva të forcave speciale. Gjithashtu në këtë mision do jenë 12 persona të ekipit mjekësor si dhe 22 oficerë të FARSH. Këto misione do të shërbejnë në pika të nxehta si Herati dhe Kandahari.