E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani thirrje qeverisë: Të ndëryhet për të ndaluar gjakmarrjen

Shkodër- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të ndaluar fenomenin e gjakmarrjes.
Gjatë një takimi të zhvilluar në Shkodër ai ka folur mbi ngjarjen e para pak ditësh ku mbeti e vrarë një 17 vjeçare sëbashku me gjyshin e saj.

Jemi ende në fazën e një mbledhjeje të mendimeve të ndryshme që ekzistojnë, por që konvergojnë në një pikë të caktuar, që është që nevojitet një impenim i madh i gjithë institucioneve shtetërore në trajtimin e kësaj plage të madhe të shoqërisë shqiptare që është në Shkodër dhe në rrethinat e Shkodrës dhe është vërtetë shumë shqetësuese. Natyrisht kemi hyrë në një moment të rëndësishëm të diskutimit dhe të studimit të të gjitha alternativave të trajtimit të një fenomeni kaq të rëndë dhe njëkohësisht dhe aq kompleks sic është edhe gjakmarrja,- deklaroi Totozani.

Vetëm pak ditë më parë një 17 vjeçare u vra sëbashku me gjyshin e saj në momentin që po punonin tokën për shkak të gjakmarrjes. Ndërsa në nderim të saj, por edhe për ti thënë Jo gjakmarrjes u organizua një tubim homazh në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›