LSI: Videoja Meta-Prifti, montazh i Edi Ramës
TIRANË- Menjëherë pas publikimit të një video-skandali në emisionin investigativ Fiks-Fare, ku shfaqen zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, duke biseduar për një aferë në lidhje me dhënien e një tenderi, nga icili do të përfitonin 700 mijë euro, vjen edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në reagim thuhet se kjo video nuk është gjë tjetër vecse montazh. “Shprehim neveri për montazhin e krijuar nga Edi Rama. Montazhi është pjellë e korrupsionit dhe krimit”, thuhet në reagimin e LSI.
Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet se nuk bën “asnjë kompromis me krimin e organizuar”.
(m.a/BalkanWeb)