E Diel, 1 Nëntor 2026

59 të burgosur në Shën-Koll, grevë urie për kushtet

LEZHË- 59 të burgosur në burgun e Shën Kollit në Lezhë kanë hyrë në grevë urie. Bëhet fjalë për të burgosurit që vuajnë dënimin në godinën 4 të këtij burgu. Lajmi konfirmohet nga burime brenda burgut, sipas të cilave greva ka nisur që prej mëngjesit të sotëm.

Shkak për hyrjen në grevë janë bërë mungesa e kushteve, pasi sipas të burgosurve në këtë godinë nuk punon sistemi i ngrohjes. Të burgosurit në Lezhë ankohen edhe për keqtrajtim.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›