E Diel, 1 Nëntor 2026

Drafti organik per sherbimin sekret nuk futet ne kalendar

Projektligji Pas kritikave te NATO-s

Ligji organik i Sherbimit Informativ Shteteror nuk eshte perfshire ne axhenden e re te Parlamentit per periudhen 17 janar-17 mars. Kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ne fillim te sesionit te trete parlamentar ka bere me dije se ligji i SHISH-it perkohesisht do te qendroje ne hije ndersa Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne fillim te sesionit te katert kuvendor e ka lene ligjin jashte axhendes parlamentare deri ne mesin e muajit mars. Kjo fryme e re tregon se mazhoranca kerkon te nise me qetesi sesionin e ri parlamentar nderkohe qe me afrimin e fushates elektorale lokale kjo qetesi do te kthehet ne nje lufte shume te eger mes dy kampeve te medha politike. Po keshtu jashte axhendes parlamentare deri ne mesin e muajit maj eshte edhe ligji per kontrollin parlamentar ndaj Sherbimit Informativ Shteteror. Konferenca e Kryetareve percaktoi dje qe institucioni qe drejtohet nga Bahri Shaqiri do te raportoje ne Kuvend per raportin vjetor ne fillim te muajit mars. Ligjet me 84 vota do te jene serish pjese e axhendes se re te Kuvendit por ende mazhoranca nuk ka marre garancine e opozites per te kaluar keto ligje edhe ne sesionin e katert parlamentar te legjislatures se 18.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›