E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, furgoni me pasagjerë përplaset me një makinë, 6 të plagosur

BULQIZE – Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Bulqizë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në urën e qytetit, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një furoistradë.

Për pasojë gjashtë persona kanë marrë plagë në trup dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Bulqizës, prej ku mësohet se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti dyshohet të kenë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të njërit prej mjeteve të përfshira në aksident.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›