E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, identifikohet autori i plagosjes së 20-vjeçarit

Berald Islami, 18-vjeç është autori i plagosjes së 20-vjeçarit ditën e djeshme në zonën pranë “Muzeut të Dëshmorëve” në Durrës, ku shtetasi Shkëlqim Dardha mbeti i plagosur.

Mbi trupin e 20 vjeçarit ranë tre plumba pistolete, ndërkohë që sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes dy grupe të rinjsh.

Nga ana tjetër, sipas burimeve nga spitali kirurgjikal i qytetit bregdetar, bëjnë me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse tre plumba e kanë goditur në këmbë, krahë dhe brinjë. Uniformat blu jane vene ne kerkim te 18-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›