Kukës, policia aksion për parcelat me bimë narkotike

Në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar në qytetin e Kukësit është bërë i mundur indetifikimi i parcelave të mbjella me bimë narkotike. Ndërkaq është bërë e mundur identifikimi, dokumentimi dhe asgjesimi i një parcele të mbjelle me bime narkotike te llojit "canabis-sativa ", në vendin e quajtur Curraj i Epërm ne komunën Lekbibaj të rrethit Tropojë, dhe jane asgjësuar 146 rrenjë bime narkotike.
Gjithashtu është identifikuar, dokumentuar dhe asgjësuar një parcelë tjetër e mbjellë me bimë narkotike te llojit "canabis sativa ", ne teritorin e fshatit Lojme, Komuna Zapod të rrethit Kukes , dhe jane asgjesuar 101 rrenjë bime narkotike. Të dy parcellat janë evidentuar ne zona të pa banuara në mal.Tashmë ka nisur puna për identifikimin e autoreve të kesaj vepre penale.