Bulqizë, greva e urisë së minatorëve hyri sot në ditën e 23-të
BULQIZE-Në ditën e 23-të të grevës së urisë minatorët e ngujuar në minierën e Bulqizës janë mbështetur sot nga minatorët e Pukës dhe Rrëshenit.
Ndërkohë dje organizatorët bënë të ditur se dje kanë kryer një ndërrim pothuajse të plotë të grevistëve.
Sindikata tha se 10 nga 14 grevistët e urisë u zëvendesuan nga 10 punëtorë të tjerë. Ndërsa 4 prej tyrë nuk pranuan që të ndërroheshin, dhe vazhduan grevën. Sipas organizatorëve, ky ndryshim u bë për të mbrojtur jetën e grevistëve dhe nga ana tjetër për të siguruar vazhdimin e grevës.
Kompania ACR ka njoftuar se është e gatshme të plotësojë kërkesat e punëtorëve dhe ka kërkuar që ata të kthehen në punë. Por sindikata e tyre thotë se greva do të vazhdojë derisa kompania të nënshkruajë një marrëveshje dhe të nisë përmbushjen e kërkesave. Dhe megjithatë pas 23 ditësh grevë ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes minatorëve dhe firmës austriake ACR.
Punëtorët dhe drejtuesit zhvilluan edhe një takim joformal në Tiranë.
Institucionet shtetërore nuk kanë ndërhyrë në këtë konflikt mes punëtorëve dhe kompanisë ACR.
Ato vetëm gjobitën kompaninë për çeshtje teknike dhe kërkuan pezullimin e punës në minierë dhe evakuimin e njerëzve prej galerive të rrezikuara.
(d.b/BalkanWeb)