Bulqizë, grevistët lënë minierën, zbardhen negociatat nëntokë
BULQIZE- Pas disa orëve negociata, minatorët të cilët ndodheshin prej 27 ditësh në grevë urie, kanë dalë nga niveli 14-të i minierës së Bulqizës, duke respektuar vendimin e gjykatës të Qarkut Dibër.
Përgjatë gjithë natës, Forcat Speciale të Policisë kanë rrethuar minierën e Bulqizës, duke filluar negociatat për zbatimin e vendimit të gjykatës. Vendimi u zbatua me konsensus vetëm në mëngjesin e të shtunës, kur komisioni i greves së bashku me Kol Nikollën, kreu i konfederatës së sindikatës së minatorëve, vendosën që minatorët greviste të dalin jashtë minierës dhe te nisin te negociojne me ACR per kerkesat e tyre.
Në lidhje me këtë vendim, Nikolla theksoi se “në rast se ACR nuk do të nënshkruajë marrëveshjen, asgjë nuk i ndal minatorët të vijojnë grevën në sipërfaqe të tokës”.
NEWS24, ZBARDH NEGOCIATAT NENTOKE
Ora 17:00 NEWS24 siguron pamje ekskluzive të negociatave të zhvilluara mes përfaqësuesve të konfederatës si dhe minatorëve grevistë, para se këta të fundit të dilnin nga miniera. Negociatat u zhvilluan në nivelin e 5 nëntokë të minierës. Fillimisht minatorët grevistë nuk kishin besim, pas 40 minutash negociata me njëri tjetrin grevistët kanë pranuar të lirojnë ashensorin dhe të lejojnë përfaqësues të konfederatës dhe të policisë të hyjnë në ambientet e grevës.
DILEMA E MINATOREVE GREVISTE
Rreth orës 10:00 në nivelin e 5- të nëntokës ishin të pranishëm kryetari i konfederatës, Kol Nikollaj, shefi i FNSH, Shemsi Prençi, përfaqësues të sindikatës së minatorëve, si dhe disa minatorë ish- grevistë. E vetmja rrugë për të zbritur në nivelin e 14-të të nëntokës ishte ashensori i dytë, i cili vazhdonte të mbahej i bllokuar nga minatorët grevistë. Nëpërmjet një telefoni ndërlidhës, Kol Nikollaj u komunikonte minatorëve grevistë vendimin kolegjial të konfederatës për daljen e minatorëve nga niveli i – 14-të, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Dibrës. Gjatë fjalës së tij Nikollaj u garanton se asnjë minator grevist nuk do preket nga policia dhe se greva e tyre e ligjshme do të vazhdojë, ( nëse nuk përmbushen kërkesat) por në një ambient tjetër më të përshatshëm. “Sistemoni batanijet, çfarë keni, dhe të dalim përjashta.”Është një vendim gjykate dhe është i detyrëuar ne duhet ta zbatojmë., ju që jeni nën tokë jeni lodhur por dhe ne që jemi jashtë jemi duke u lodhur... Ju garantoj se nuk do ju ngacmojë askush as nuk do ju pyesë, ( flet për policinë). Është garantuar nga një mik i jonë, dibran ( e ka fjalën për shefin e FNSH, Shemsi Prençi). ... Do i kthehemi punësë ose grevës në kushte më të përshtatshme dhe më me vendosmëri... Nuk ju shkoi mundi kot.. ju shkoi plot.. ishalla punë një ditë bëjmë marrëveshjen...
Korrespondenti i NEWS24 Enver Doçi, i pranishëm në ato momente në nivelin e 5 të nëntokë tregon se negociatat zgjatën më shumë se 60 minuta më pas minatorët grevistë ishin mbledhur në nivelin e 14- të , për të diskutuar pasi nuk kishin besim.
“Pas negociatave na u desht të presim dhe gati 40 minuta të tjera. Më pas u dha sinjali nga minatorët grevistë. U zhbllokua ashensori, dhe ne zbritëm në nivelin e 14-të.” Tregon gazetari, i cili shton se ashensori ishte e vetmja rrugë për të zbritur në këtë nivel të nëntokës dhe nëse minatorët nuk do pranonin ta zhbllokonin ashensorin, jo 700 forca policie por as 7 mijë nuk do të arrinin të futeshin në galeri për të nxjerrë me forcë minatorët grevistë.
BISEDA NË NIVELIN E 14- të NËNTOKË E SHEFIT TE FNSH-SE
“Në të vërtetë unë nuk ndihem mirë që ju të jeni në grevë urie në nivelin e 14-të nën tokë. Është normale që ju të shprehni problemet tuaja duke organizuar greva në vende të përshtatshme ku minimalisht të garantohet jeta juaj. Kjo na ka bërë që të shkojmë
mbrëmë deri në nivelin 5-të nëntokë. Jemi policia e shtetit e jemi te detyruar të veprojmë sipas ligjit. Kur gjejmë mirëkuptim operacioni bëhet më i lehtë. Edhe ne që dijmë sakrificat dhe vuajtjtet tuaja këtu nën tokë ndihemi ngushtë për mënyrën si do veprojmë. Kam bërë tratativa, kam zbritur deri në nivelin 5, dhe kemi hasur vështirësi pasi nuk na ndihmuat.. por sot kur gjetëm mirëkuptimin tuaj.” – u tha shefi i FNSH, Shemsi Prençi manatorëve duke i shprehur gjithashtu dhe konsideratat e tij që e pranuan si djalë minatori, si dibran për të mbyllur këtë operacion me sukses
NIKOLLAJ: TË HËNËN VENDOSIM PËR GREVË URIE
Ora 14:30-Minatorët e Bulqizës kanë vendosur ta ndërpresin grevën e urisë për dy ditë e për ta nisur më pas ditën e hënë kur edhe të krijohen ambientet për grevistët para kompanisë së ACR.
Kol Nikollaj, kreu i konfederatës së minatorëve shprehet per NEWs24 se aktualisht nuk po zhvillohet asnjë negociatë mes minatorëve dhe kompanisë austriake ACR. Sipas tij, minatorët do të qëndrojnë 2 ditë pushim deri në pritje të një përgjigjeje dhe në rast të kundërt do vijojnë grevën e urisë, tashmë në sipërfaqe të tokës.
“Jemi në pritje të ACR, do të presim 2 ditë për një reagim nga firma. Të hënën do të vendosim për një grevë tjetër të dytë në rast mospërgjigjeje nga kjo firmë. Atëhere greva do të bëhet përpara mjediseve të ACR”, tha Nikollaj.
ADMINISTRATORI I ACR REAGON PËR MINATORËT
ORA 13:20-Menjehere pasi minatoret kane dale nga greva brenda minieres, Administratori i firmës austriake Giga Bedineishvili ka shprehur kënaqësinë për kete veprim. “Shprehim kënaqësinë për daljen pa rrezik jete të minatorëve nga miniera”, tha Bedineishvili duke shtuar se tashmë ai beson se Bulqiza dhe miniera do ti rikthehen normalitetit.
MINATORËT NXIRREN JASHTË GALERIVE
Ora 11:20-Merr fund greva e minatorëve brenda minierës së Bulqizës. Të 14 minatorët e ngujuar në nivelin e14 nëntokë kanë dalë sot në sipërfaqe të tokës dhe janë transportuar me urgjencë me ambulanca në spital. Minatorët u bindën të dalin pas negociatave që konfederata dhe sindokata e tyre bëri me policinë.
Por, Komisioni i Grevës ka lënë të hapur mundësin e zhvillimit të grevës së urisë. Edhe pse minatorët dolën sot jashtë pas një muaji nëntokë, greva thuhet se do të vijojë në ambientë të tjera, por gjithmonë vetëm nëse ACR nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjen për plotësimin e kërkesave të miantorëve. Në rast se arrihet një marrëveshje, minatorët do të ndërpresin masat drastike që kanë ndërmarrë ditët e fundit.
BULQIZË, GRUPI I GREVËS FUTET NË MINIERË
Ora 09:45-Grupi i komisionit të grevës së urisë së minatorëve futet në minierë për të nxjerrë minatorët. Bashkë me tad he forca policie zbresin në galeri.
BULQIZË, PRITET NXJERRJA E MINATORËVE. NIKOLLAJ: DO TI BIND TË DALIN
Ora 09:20-Për të nxjerrë grevistët nga miniera sipas vendimit të Gjykatës së Dibrës, tashmë janë përfshirë dhe organizatorët e grevës, pasi Komisioni i Greves vendosi nxjerrjen e tyre jashte.
Kol Nikollaj, kreu i sindikatës së grevës theksoi se po bashkëpunon me policinë për të hyrë në minierë dhe për të bindur grevistët të dalin nga greva. “Duhet shumë kujdes me sjelljen që do të bëjë policia pasi minatorët janë pa ngrënë, të acaruar ndaj dhe ne do bëjmë punën tonë të bindim ata se cdo gjë do të shkojë në rregull. Kjo pasi policia mbrëmë është sjellë shumë keq me ta”.
Sipas Nikollaj, në rast se ACR nuk do të nënshkruajë marrëveshjen, asgjë nuk i ndal minatorët të vijojnë grevën në sipërfaqe të tokës.
BULQIZË, FORCAT E POLICISË ARRIJNË NE NIVELIN 5-TË
Ora 08:00-Pavarësisht se minatorët tentuan t’i ndalojnë, Forcat e Policisë kanë mundur të hyjnë në nivelin e 5-të të minierës dhe po mundohen të zhbllokojnë ashensorin e dytë që të con disa nivele me poshtë galerive të minierës.
Minaorë dhe qytetarë po qëndrojnë jashtë minierës dhe po ndjekin situatën.
Policia thekson se do tentojë të bëjë negociata paqësisht me minatorët për t’i bindur të dalin nga greva. Por, minatorët shprehen se policia mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Ndërkohë forcat e policisë kanë nisur sot në mëngjes patrullimet në rrugë.
Ora 07:00- SPECIALËT, 20 FURGONA MESYJNE BULQIZEN
Janë rreth 20 furgonë policie që kanë ardhur në qytetin e Bulqizës, të cilët kanë zbarkuar mbrëmë forca të RENEA-s dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana, Shkodra, Burreli e Peshkopia. Pavarësisht nga deklarimet e Premçit, përveç grumbullimit të këtyre forcave në komisariatin e Bulqizës, ata kanë marrë nën kontroll edhe zyrat e kompanisë koncesionare ACR, si dhe janë grumbulluar në hyrje të galerisë, ku ndodhen grevistët. Nga ana tjetër, janë parë forca të shumta të rrethojnë të gjithë zonën në sipërfaqe, për të penguar grumbullimin e minatorëve të tjerë që solidarizohen me
grevistët. Me një llogaritje të përafërt, fjala është për rreth 300 forca speciale të Policisë së Shtetit, që janë në gatishmëri për të hyrë në minierë.
Ora 06:00-PREMCI: NUK VEPROJME NE ERRESIRE
I pyetur dje në mbrëmje nga "Gazeta Shqiptare", drejtori i Forcave Speciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi, ka pranuar se forca të shumta tashmë ndodhen në Bulqizë dhe përreth saj. "Operacionet policore nuk kryhen në orët e natës", - ka theksuar ai, duke lënë të kuptohet se do të kishte pasoja negative, si për policët, ashtu edhe protestuesit një veprim i kryer në kushtet e errësirës. Megjithatë, ai është shprehur i bindur për të zbatuar një vendim të Gjykatës dhe një kërkesë zyrtare nga shërbimi i Përmbarimit, sikurse e kërkon ligji. Pra, veprimi i policisë duhet të fillojë sot paradite. Drejtori Premçi, që prej ditës së djeshme ndodhet në Bulqizë për të koordinuar veprimet e specialeve.
SHOQËROHEN NË POLICI DISA PERSONA
DATA 20 GUSHT/Ora 05:00 Forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariat disa persona për ti marrë në pyetje. Krerët e grevës: Kol Nikollaj, Baki Baraktari, Taf Koleci dhe disa persona të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
POLICIA PO PËRDOR DHUNË NDAJ PERSONAVE NË AMBIENTET E MINIERËS
DATA 19 GUSHT-Ora 23:45 Forcat RENEA kanë hyrë në minierë dhe po tenton të vendos në punë ashensorin, ende pa sukses. Ndërkohë që minatorët kërcënojnë të hapin tubacionet e ujit dhe të mbysin minierën bashkë me veten brenda. Nga gazetarët e News24 merret veshë se policia po përdor dhunë ndaj personave dhe po i izolon ata. Policia gjithashtu nuk lejon asnjë tjetër të futet në ambientet e minierës dhe ka larguar edhe gazetarët.
PËRFUNDON MBLEDHJA E KOMISIONIT TË GREVËS
Ora 23:00 Mësohet se policia gjendet në portat e minierës dhe ka rrethuar gjithashtu edhe malin, ndërkohë grevistët kanë bllokuar ashensorët. Policia ka marrë nën kontroll edhe zyrat e ACR. Mbi 400 forca policie gjenden pranë minierës. Dihet gjithashtu se mbledhja e komisionit të grevës ka përfunduar, por akoma nuk dihet vendimi i marrë. Momentalisht policia është duke biseduar me drejtuesit e sindikatave.
MINATORËT MBLEDHJE ME KOMISIONIN E GREVËS
Ora 20:30 Minatorët e Bulqizës kanë nisur një mbledhje të jashtëzakonshme me Komisionin e Grevës. Nuk dihen ende arsyet e kësaj mbledhjeje dhe vendimet që do të marrë ajo. Ndërkohë që po realizohet mbledhja forca të shumta policie kanë blinduar Bulqizën. Korrespondenti i NEWS24 raporton se policia ka rrethuar minierën, ndërkohë që forca të shumta speciale kanë mbërritur nga Tirana dhe Shkodra.
TENSION, PËRMBARIMI KËRKON NXJERRJEN E GREVISTËVE, MINATORËT IZOLOHEN
Ora 19:32 Është tensionuar sërisht situata në minierën e Bulqizës. Përfaqësues të zyrës së Përmbarimit i kanë kërkuar policisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës së Bulqizës për nxjerrjen e minatorëve nga miniera. Grevistët pasi janë njoftuar se do të nxirren me dhunë kanë bllokuar ashensorin dhe të gjitha hyrjet për në minierë. Korrespondeti i NEWS24 raporton se forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërkohë që një numër i madh forcash speciale ndodhen në afërsi të Klosit. Ndërkohë nga ana tjetër një numër i madh minatorësh jashtë galerisë kanë bllokuar hyrjet e minierës dhe nga ana tjetër grevistët kërcënojnë se do hapin tubacionet e ujit dhe do të përmbyten nëse tentohet të nxirren me dhunë nga policia. Minatorët shprehen se janë të vendosur të mos dalin nga greva.
Ndërkohë minatorët prisnin sot në Bulqizë pronaren e ACR , por një takmi i tillë nuk u realizua pasi pronarja nuk shkoi në Bulqizë. Kjo gjë duket se i ka irrituar edhe më shumë minatorët pasi prisnin të arrinin një marrëveshje.
NIKOLLAJ: SINDIKATA TË NJOFTOHET ZYRTARISHT PËR VENDIMET
Ora 15:49 Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj në një prononcim për NESWS24 deklaroi se minatorët po u bëhet presion nga ACR me anë të mezasheve telefonike, ndërkohë që Përmbarimi po tenton që t'i nxjerrë jashtë. Sipas Nikollës, sindikata nuk ka pranuar asnjë urdhër të gjykatës, pasi tashmë ka mbaruar orari zyrtar i dorëzimit të dokumenteve me rugë ligjore.
"Sapo do nisesha në Tiranë, por m'u lutën minatorët se po shantazhohet me mezashe nga ACR dhe janë edhe nën kërcënimin e policisë. Sot erdhi drejtuesi përmbarimor i Dibrës për të dorëzuar një vendim të gjykatës që mori dje, për të nxjerrë minatorët. Orari ka kaluar dhe ne i thamë se këtë vendim ne e marim sipas orarit zyrtar dhe ne jemi në terren dhe nuk mund ta marrim një vendim të tillë. Ligji parashikon 5 ditë për marrjen e vendimit”,- deklaroi Nikollaj.
KONFLIKT MES FAMILJARËVE TË MINATORËVE DHE POLICISË
Ora 15: 41 Familjarë dhe minatorë të shumtë janë mbledhur në hyrje të minirës, ku minatorët prej 26 ditësh vijojnë grevën e urisë. Tensionohet situata në Bulqizë. Familjarët nuk lejojnë policinë për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Dibrës, e cila vendosi për ti nxjerrë jashtë të grevistët nga miniera.
PËRMBARIMI TENTON TË HYJË NË MINIERË
Ora 15:17 Situata në Bulqizë është tensionuar pasi në dyert e minierës, ku minatorët prej 26 ditësh vijojnë grevën të izoluar nga cdo kontakt kanë ardhur përfaqësuesit e zyrës së Përmbarimit, të cilët presin që policia të zbatoë vendimin e Gjykatës së Dibrës për nxjerrjen e minatorëve nga miniera. Ndërkohë raportohet se përfaqësues të minatorëve dhe të Përmbarimit po debatojnë pasi minatorët nuk e pranojnë vendimin e gjykatës për nxjerrjen e minatorëve. Minatorët janë vendosur në hyrje të minierës duke bllokuar kështu portën kryesore dhe 2 ashensorët, të cilët bëjnë të mundur hyrjen në zonën 14 të minierës. Dje minatorët menjëherë pasi gjykatë e Dibrës vendosi nxjerrjen jashtë të minatorëve nga miniera kërcënuan se do hapnin tubacionet e ujit dhe do të përmbyteshin në rast se policia tentonte t'i nxirrte me forcë.
ADMINISTRATORI I ACR: GATI TE PLOTESOJME KERKESAT
Ora 12:00 Administratori i ACR Geri Bedineishvili deklaron se kompania është gati të plotësojë kërkesat e minatorëve dhe akuzon Kol Nikollaj se po pengon marrëveshjen. Në një mesazh dërguar sot minatorëve administratori shkruan “Të nderuar minatorë, ACR është gati të plotësojë kërkesat tuaja.Gati të rifillojmë punën e të kthejmë normalitetin në minierë. Kol Nikollaj e grupi i tij po na pengon që të arrijmë këtë ”
MBLIDHET KOMISIONI I GREVES
Ora 09:00 Komisioni i grevës, dhe konfederata sindikaliste u mblodhën sot paradite në një takim. Aty është vendosur që greva të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga kompania ACR si dhe largimin e administratorit të Bulqizës. Ndërkohë që kreu i konfederatës Kol Nikollaj deklaroi se do të përkrahin minatorët e grevës së urisë duke vazhduar protestat në të gjitha format. “Do mbrojmë të drejtat e minatorëve. Të firmoset aktmarrëveshja”- deklaroi Kol Nikollaj.
Minatorët nuk kanë bllokuar sot aksin nacional Tiranë- Peshkopi, pasi presin që në Bulqizë të mbërrijë pronarja e kompanisë ACR. Minatorët shprehen të gatshëm të zhvillojnë takim me këtë të fundit, por pa praninë e administratorit të kësaj kompanie.
NEWS24 raporton se 30 persona janë në hetim në gjëndje të lirë për bllokimin e aksit nacional, dje, në Qafën e Buallit
GJYKATA: TE NXIRREN JASHTE
Gjykata e rrethit gjyqësor Dibër, me kërkesë të Avokates së Shtetit, urdhëroi dje zbrazjen e galerive të zëna nga grevistët, të cilët,ndodhen të ngujuar në nivelin 14 të minierës së kromit të Bulqizës. Ne kerkesen e Avokaturës së Shtetit theksohej se ndërprerja e punës në minierë për shkak të grevës së urisë nëntokë ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve. Gjithashtu, nga ndërprerja e punës në minierë, shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogaritshme ekonomike dhe financiare. Dje Administratori i kompanisë koncensionare ACR, Giga Bedineishvili, se "ACR ka pergatitur draft-memorandumin e mirëkuptimit, por nuk u pranua nga minatorët.
MEMORANDUMI
Në memorandumin e saj ACR-së thekson se "kompania Albanian Crom pajtohet për të përmbushur kërkesën për rritjen e pagës me 20%, duke filluar nga data e nënshkrimit të tij, po ashtu kompania pajtohet për të bërë transparent të gjitha investimet, për të përmirësuar kushtet e punës, duke përfshirë sigurinë me të gjitha standartet si dhe rregulloren e sigurimit teknik për sigurinë në punë, do të sigurojë të gjithë ndihmën për sindikatën e re që do të krijohet pas nënshkrimit të këtij memorandumi". ACR nënvizon se “të gjithë punonjësit duhet të marrin përsipër që menjëherë të rinisin punën dhe të lirojnë të gjitha ambientet e minierës.”
Ndërsa Kryetari i konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, deklaroi dje në një intervistë për mediat se memorandumi ka disa shtesa antiligjore.
(s.g/e.m/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bulqizë, grevistët lënë minierën, zbardhen negociatat nëntokë ACR njeh si partnere sindikatën e re të minatorëve që do krijohet FOTO: Bulqizë, lirohet miniera nga grevistët. Të hënën vendimi i ri