Bulqizë, në polici 2 nga organizatorët e grevës së minatorëve
BULQIZE- Janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Bulqizës dy nga organizatorët e grevës së urisë së minatorëve. Greva e urisë u zhvillua për 27 ditë në nivelin e 14-të të nëntokës dhe vetëm dje minatorët u detyruan të ndërpresin grevën e urisë nëntokë, duke zbatuar vendimin e gjykatës së Dibrës.
NEWS24 raporton se në komisariat janë thirrur Dilevar Përkoçi, kryetar i sindikatës së minatorëve Bulqizë dhe Luan Nika, kryetar i grevës së urisë.
Të dy kanë qenë të pranishëm në grevën e urisë për disa ditë. Sipas policisë ata janë shoqëruar për shkak të bllokimit të aksit nacional Tiranë- Peshkopi, te Qafa e Buallit.
Me kërkesë të Avokatit të Shtetit, gjykata urdhëroi zbrazjen e galerive, pasi ndërprerjen e punës në minierë për shkak të grevës së urisë nëntokë ka krijuar rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin e grevistëve, si dhe shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogaritshme ekonomike dhe financiare.
Komisioni i Grevës ka lënë të hapur mundësin e rifillimit të grevës së urisë. Sipas konfederatës së minatorëve greva do të vijojë në ambientë të tjera nëse ACR nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjen për plotësimin e kërkesave të miantorëve. “Jemi në pritje të ACR, do të presim 2 ditë për një reagim nga firma. Të hënën do të vendosim për një grevë tjetër të dytë në rast mospërgjigjeje nga kjo firmë. Atëhere greva do të bëhet përpara mjediseve të ACR”, deklaroi dje Nikollaj.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bulqizë, grevistët lënë minierën, zbardhen negociatat nëntokë Edi Rama: Që Bulqiza të fitojë mbi skllavërinë