E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, mbi 6000 shqiptarë kthehen në Greqi

GJIROKASTER- Pas pushimeve verore, nga dje ka nisur largimi i emigrantëve shqiptare drejt Greqisë, ku jetojnë prej vitesh, ndërsa policia kufitare ka marrë masa për të mos krijuar rradhë të gjata në pikat që ndajnë kufirin mes dy shteteve.

Drejtoria e policise se kufirit në Gjirokastër raporton se nga mengjesi i sotëm kaluan kufirin shqiptar drejt tokës greke 1500 emigrantë, ndërsa dje u larguan 5 mijë vetë me 469 automjete te ndryshme.

Zëdhënësi i drejtorise se policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai tha se "fluksi i largimit të emigrantëve shqiptarë parashikohet te jetë i lartë javën e ardhshme, kur largohen shumica e tyre", citon atsh.

Në fillim te javes, drejtuesit e policisë kufitare shqiptare do zhvillojne nje takim me homologet grek për të koordinuar veprimet për levizjen e emigrantëve dhe për të goditur çdo mundësi për trafiqe të ndryshme në këtë periudhë. Aktualisht pala shqiptare punon me kater sportele ne hyrje dhe 6 ne dalje, ndërsa pala greke punon me katër sportel.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›