E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, humb jeten nje tjeter minator

 

Minierat e vdekjes në Bulqizë po u marrin jetën minatorëve që punojnë në këto tunele. Sot është shënuar një tjetër viktimë si pasojë e shkëputjes së një stoku me krom.

Ka mbetur i vdekur minatori Xhevat Bulqiza 55 vjeç. Sipas deklaratës zyrtare te policise, shkak i vdekjes është masa e kromit të shembur mbi 55-vjeçarin, kur ai ka zbitur ne nje vend ku mbahet stoku i kromit, duke gjetur vdekjen ne menyre te menjehershme.

Xhevat Bulqiza është viktima e pestë brenda këtij viti që humbet jetën në minierë. Ndërkohë që vetëm 18 muajt e fundit kanë vdekur 14 persona që punojnë në minierat e kromit në Bulqizë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›