E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje me armë, plagoset një 20-vjeçar

 

TROPOJË- Ka mbetur i plagosur një i ri nga fshati Cërnicë i Tropojës, nga përplasja me armë mes dy të rinjve. Policia e Tropojës ka identifikuar autorin por nuk ka dhënë shume detaje për shkak te hetimeve. Ngjarja ka ndodhur në këtë mënyrë. Dy të rinjtë kanë qenë duke pirë në lokalin e fshatit. Motivet e të shtënave nuk dihen ende, por 20-vjeçari Ndriçim Ndrepepa ka mbetur i plagosur, si pasojë e të shtënave me kallashnikov. Autori që e ka qëlluar është larguar pa i dhënë mundësinë policisë që ta arrestonte.

Deri tani mësohet se Ndreçim Ndrepepa pas plagosjes është dërguar menjëherë në spitalin e Gjakovës, ku nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›