E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji i ndotur, shkak i epidemisë në Urën Vajgurore

 

Kanë përfunduar sot analizat e kampionit të ujit të pijshëm të Urës Vajgurore, ku shumë veta shfaqën shenja epidemie. Analizat e kryera pranë Drejtorisë së Higjienës kanë rezultuar me një nivel të ndotjes mbi normat e lejuara. Përgjigjja e drejtorisë është e qartë banorët nuk duhet të konsumojnë ujin, pasi shkakton infeksion. Kjo ka ardhur nga amortizimi i kanalizimeve të ujit të pijshëm.

****

Disa ditë më parë rreth 40 pacientë nga Ura Vajgurore janë shtruar në spital pasi kishin çrregullime me aparatin tretës, diarre, dhimbje barku dhe humbje rezistence. Këto simptoma janë shfaqur te fëmijët e vegjël nga mosha 1 deri në 6 vjeç. Autoritetet e shëndetësisë dyshojnë për përhapjen e ndonjë epidemie, ku mendohet se burimi i infeksionit është uji i pijshëm. Ndërkohë që mjekët e spitalit kanë treguar se një dyndje e tillë është parë vetëm nga viti 1994, ku pati raste të shfaqjes së sëmundjes së kolerës. Megjithatë jana marrë kampionë gjaku nga të sëmurët dhe janë dërguar në Tiranë, për t’u analizuar nga laboratorë më të specializuar, për të përcaktuar llojin e virusit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›