Gjirokastër, në pranga grabitësi i 97-s
GJIROKASTËR- Është arrestuar një prej autorëve që në vitin 1997, së bashku me të tjerë ka torturuar dhe i ka vjedhur automjetin Fetah Kasmës. Policia e Gjirokastrës ka mundur të prangosë Vezir Thanasin 46 vjeç lindur në fshatin Rexhin të Tepelenës dhe banues në Vlorë.
Sipas versionit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës ngjarja ka ndodhur në këtë mënyrë. Në 20 mars të vitit 1997 autorët e vjedhjes i kanë kërkuar Fetah Kasmës që t’i shoqëronte me taksi nga Gjirokastra deri në Tepelenë. Gjatë rrugës në vendin e quajtur Votuca ku merret kthesa për në komunën e Picarit të Rrethit Gjirokastër, Vezir Thanasi në bashkëpunim me persona të tjerë e kanë kërcënuar me armë Fetahun. Ata kanë qenë të pajisur me pistoleta dhe një kallashinkov.
E kanë detyruar Fetah Kasmen të kthehej në një rrugë qorre. Ata e kanë kërcënuar që të kthehej në përrua poshtë fshatit Shtëpëz. Aty ekanë goditur me tytën e pistoletës në kokë dhe e kanë keqtrajtuar fizikishtduke e lidhur me tela. Më pas i kanë marrë automjetin e tij dhe janë larguar.
Në gjendjen e rëndë që ndodhej Fetah Kasma është ndihmuar nga disabanorë të fshatit Shtëpëz pas disa orësh, të cilët e kanë gjetur rastësisht. Ai ka denoncuar kete ngjarje te rende qe per pak i kushtoi jeten.
Ndërsa sot pas disa vjetësh sektori i Krimeve të Rënda pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër arrestoi një prej autorëve të veprës penale të ‘vjedhjes me armë’ Vezir Thanasin. Të gjitha materialet e kësaj e çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje penale, ndërkohë që po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në mënyrë që kjo ngjarje të zbardhet deri në fund.