E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulimi i celularit, burrat të dhënë pas rutinës

 

Burri është shumë i dhënë pas rutinës, çdo ditë shkon në të njëjtat vende, përveç rasteve të veçanta. E ka zbuluar një studim i publikuar nga ‘Nature” projekti i koordinuar dhe publikuar nga Albert Laszlo Barabasi në Universitetin e Bostonit. Në këtë studim janë përfshirë njëqind mijë njerëz, lëvizjet e të cilëve janë monitoruar për 6 muaj të regjistruara nga celulari i tyre.

Të bësh hartën e lëvizjeve të njeriut është një shkallë e rëndësishme thonë kërkuesit, sepse ata që duan të bëjnë parashikime për të rregulluar trafikun përfitojnë orare dhe vende të sakta të lëvizjeve të njerëzve. Por kjo gjë mund të ndihmojë edhe ata që bëjnë planimetritë e një zoneose të një qyteti. Por kërkuesit kanë deklaruar se kjo gjë ndihmon edhe për të monitoruar dhe kontrolluar sëmundjet infektive. Në njëfarë kuptimi studimi zbulon një mundësi të kampionimit të lëvizjeve të njeriut të paraqitura edhe në një tjetër studim “Fluturimet e Levit”, një metodë më komplekse që të lejon të përshkruash procese komplekse dhe të ndryshme ndërmjet tyre dhe që shpeshhere s’kanë lidhje me njera-tjetren. “Ndoshta kjo sjellje e zakonshme dhe rutinë ndodh për shkak të lirisë së pakët që kanë individët, jo vetëm ata të monitoruar, por edhe ata që cdo ditë janë të detyruar të shkojnë nga shtëpi në punë dhe nga puna në shtëpi”- deklaron me dyshim Barabasi. Megjithatë sipas këtij studimi burrat janë shumë të dhënë pas rutinës dhe rrallë e ndryshojnë atë. Sepse levizjet e regjistruara nga celulari deshmon kete gje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›