Bulqizë, kamioni shtyp një 11-vjecare
BULQIZE-Një vajzë 11-vjecare ka mbetur viktimë e një aksidenti me kamion sot në Bulqizë.
Ngjarja ndodhi sot në komunën Ostren kur automjeti i drejtuar nga shtetasi Adrian Halili ishte duke ecur mbrapsht. Vajza 11-vjecare ndodhej pas automjetit dhe nuk ka kuptuar drejtimin e kamionit. Si pasojë ka përfunduar nën rrotat e automjetit, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia shoqëroi në komisariatin e Bulqizës shtetasin Adrian Halili. Efektivët vijojnë të hetojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të saj.
(d.b/BalkanWeb)