E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mosekzekutimi i kolateraleve, Civici: Bankat, të tregohen të kujdesshme

TIRANË- Rritja e nivelit të kredive të këqija, në kushte të ekzekutimit të kolateraleve është shndërruar në një ndër problemet me të cilat përballet aktualisht sistemi bankar vendas. Ekpertët e ekonomisë janë bashkuar debatit të hapur tashmë nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, për përmisimin e kushteve dhe rritjes së përgjegjësisë së institucioneve për të ndihmuar në ekzekutimin sa më shpejt të garancive. Por, sipas tyre edhe bankat duhet të tregojnë kujdes në momentin e bllokimit të kolateraleve për të mos lënë mangësi ligjore, të cilat e pengojnë më vonë ekzekutimin e garancive.

“Në rastin e kolateralit që ka vështirësi të ekzekutohet, nuk ëhstë thjeshtë dhe vetëm , përgjegjësia e gjykatave, përgjegjësia e përmbarimit, por duhet parë edhe mënyrat sesi bankat e pranojnë kolateralin. Në shumë raste është konstatuar që vetë kolaterali kur është pranuar ka pasur paqartësi ligjore, ka pasur probleme që nuk kanë qenë shumë të sakta dhe të qarta. Dhe natyrisht kur kërkohet të ekzekutohet përtej asaj se si vepron sitemi gjyqësor dalin edhe probleme të një natyre tjetër që kanë të bëjnë pikërisht me elementë ligjorë të pasqaruar mirë që ka kolaterali. Bankat duhet të jenë më të kujdesshme dhe të mund t’i shkojnë deri në maksimum ekzaminimit të situatës ligjore të kolateralit sepse në rastin, kur ky kolateral bëhet për tu ekzekutuar nuk duhet të ketë asnjë ngarkesë apo asnjë paqartësi përsa i përket anës ligjore”,- sqaroi anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së BSH, Ardian Civici.

Nga të dhënat e Shoqatës së Bankave rezulton se në fund të muajit maj niveli i kredive me probleme arriti në 15.6% edhe pse ky tregues ka treguar rritje gjatë këtij viti ai mbetet më i ulët sesa vndet e rajonit dhe sipas ekpertëve nuk cënon likuiditetin e sistemit bankar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›