Durrës, vdes në spital 16-vjeçari, u aksidentua një javë më parë
DURRËS-Një 16-vjeçar nga Rrashbulli i Durrësit ndërroi jetë natën e kaluar në spitalin ushtarak të Tiranës, një javë pasi ishte aksidentuar me motorr në një nga rrugët periferike të qytetit bregdetar.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se, " Rudolf Rama, 16 vjeç, ishte aksidentuar të premten e kaluar teksa lëvizte me bashkëfshatarin e tij F. S, 15 vjeç, në rrugën unazë Plepa-Shkozet, 4 km larg qendrës së qytetit bregdetar".
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge e duke u përplasur me një grumbull inertesh.
Forcat e policisë kanë arrestuar 15-vjeçarin, që drejtonte automjetin, ndërsa Rama megjithë kujdesin e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra gjatë aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)