E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, luftë maskash, vritet kalimtari

Viktima ka qenë një kalimtar i rastit i identifikuar si Femi Kurçani, 48-vjeç, me profesion minator dhe baba i tre fëmijëve.

Ai është qëlluar për vdekje nga disa persona, të cilët po qëllonin me armë në drejtim të një makine tjetër, por plumbat kanë kapur 48-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë qëlluar viktimën teksa ecte fare pranë ndërtesës së bashkisë së qytetit. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Policia ka identifikuar tashmë personat e krimit, ndërkohë që së bashku me forcat RENEA po punohet për kapjen e tyre. Postblloqe të shumta janë ngritur në rrugët që dalin nga qyteti, për të ndaluar personat e përfshirë në këtë ngjarje. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-05 11:28
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›